TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ndihet e impresionuar nga shpejtësia me të cilën po ecën Shqipëria drejt rrugës së BE.
Diplomatja europiane përgëzoi kryeministrin Rama dhe qytetarët shqiptarë, të cilët siç tha ajo presim me padurim që të bëhen sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
“Ne të gjithë themi me të drejtë kushti i zgjerimit bazohet te merita, këto merita që Shqipëria i meriton janë të dukshme tani. Është një proces i hapur.
Jam mjaft impresionuese të shoh shpejtësinë në dy apo tre vitet e fundit dhe jam e impresionuar me ju z. kryeministër dhe për qytetarët shqiptarë që duan të integrohen.
Jam e impresionuar thellë nga shpirti dhe fryma që gjej këtu në Shqipëri, dhe janë shumë të përqendruar në ambicien tuaj, që deri në 2027 Shqipëria të bëhet pjesë e BE”, tha ajo/abcnews.al

