Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Agjenda/ Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

schedule14:12 - 12 Tetor, 2025

schedule 14:12 - 12 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Kryeqyteti i vendit, Tirana, mirëpret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU-WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor).

Kjo është një ngjarje historike, e cila bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Qeveria shqiptare ka zbardhur agjendën e punimeve të forumit.

Në këtë eveniment do jetë i pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të cilët do të bëjnë dhe hapjen e punimeve të forumit, në orën 12:00./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!