Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita, “revolucioni” portokalli/ Florjan Binaj, nga kanali i Berishës, kandidat për Tiranën

schedule11:35 - 5 Tetor, 2025

schedule 11:35 - 5 Tetor, 2025

Lavdia e Hasimes zgjati vetëm dy orë. Ish-shefi i tij e paralajmëroi:

“Do presim dy ditë, nëse regjistrohen të pavarur, do të zgjedhim kë do mbështesim, ose opozita do të nxjerrë një kandidat jopolitik”, tha Berisha.

Hasimja e besoi dhe deklaroi kandidimin: Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim.

Por, pas dy orësh u zbulua që ishte një show si portokalli. Dhe jo thjesht nga përmbajtja, por edhe nga forma.

“Kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë  gjithë  veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton”, tha Florian Binaj.

Doktori nuk shkoi dot shume larg në fantazinë e tij politike: në Tiranë do e luftojë Ramën me kopjen e tij komike.

Lajmi i keq: lavdia e Hasimes zgjati më pak se karriera e tij dikur pranë Berishës. Lajmi i mirë: së paku këtë herë Sali Berisha arriti më në fund të na bëjë të qeshim me Zelensky-n e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!