Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova ka përgjegjësi për krerët e UÇK”/ Ahmeti: Ata nuk janë njerëz të rëndomtë, akuzat janë të pakuptimta!

schedule16:44 - 19 Shtator, 2025

schedule 16:44 - 19 Shtator, 2025

Ish kreu i UÇK-së, njëherazi kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti edhe njëherë i ka quajtur të pakuptimta akuzat me të cilat po ngarkohen ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ahmeti nuk i komentoi shumë raportet me kryeministrinë në detyrë Albin Kurti por theksoi se Kosova ka përgjegjësi për ish-krerët meqenëse ata kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe drejtësia duhet të vendoset në vend, kjo është një luftë tepër e organizua nga lindja për të luftuar perëndimi, Shtete e bashkuara të Amerikës, NATO-n, Bashkimin Evropian se ato kanë përkrahur ushtri të cilat kanë bërë krime, njerëz të paorganizuar. Mirëpo vetë dëshmia e zëvendëssekretarit të shtetit, vetë dëshmia e këshilltarit të Rambujesë dhe dëshmitë tjera që do të pasojnë do të nxjerrin në pah një të vërtetë, një e vërtetë e cila nuk mund të mohohet nga askush.”, tha kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Për heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor në Hagë, ai tha se të gjitha atë që po gjykohen nuk ishin njerëz të rëndomtë.

“Unë nuk di detaje por Kosova ka përgjegjësi. Fundi i fundit andej janë njerëzit që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk janë njerëz të rëndomtë por janë njerëz që kanë mbajtur mbi  shpatulla përgjegjësi deri në çlirim por edhe deri në pavarësi të Kosovës”, shtoi ai.

Sa i përket raportit me Kurtin, ai tha se gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie me institucionet e Kosovës, por varet nga zyrtaret ne Prishtine se ëfarë drejtimi do ti japin atyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!