Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia e Europës/ Skuadra shkodrane e vajzave, në raundin e dytë të “Europa Cup”

schedule13:14 - 18 Shtator, 2025

schedule 13:14 - 18 Shtator, 2025

Nëse ka një ekip që vërtet na nderon në kontinent ky është Vllaznia. Edhe pse djemtë kanë bërë ndonjëherë figurë të mirë, fjala është për skuadrën e femrave, e cila kaloi një tjetër raund, edhe pse jo në Champions.

Ekipi I shquar, që dy vjet më parë provoi fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve e luajti ndaj Realit, Çelsit e Paris SG, këtë herë arriti turin e dytë të Kupës së Europës.

“Viktima” e radhës ishte skuadra rivale nga Ukraina, Kolos i qytetit Kovalivka, që u mund dy herë. Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e para një jave, femrat kuqeblu përsëritën të njëjtin rezultat, në duelin që përsëri u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Autore e golit të parë ishte sulmuesja kryesore, Megi Doçi, në minutën e 63-të, ndërsa fitorja u sigurua nga rrjeta e dytë, realizuar nga Deda dy minuta para fundit.

Vllaznia këtë herë nuk pati shkëlqimin e duelit të parë, edhe sepse ndoshta duhej thjesht të mbronte suksesin 2-0. Doçi përsëriti veten sepse realizoi edhe në 11 shtator. Ekipi I trajnerit Nikolin Leka mbajti lart nderin e futbollit shqiptar, si i vetmi që ende ndodhet në aktivitet në Europë.

Nëse kalon edhe raundin e dytë, do të kualifikohet për në fazën tjetër me eliminim direkt, mes 32 ekipeve më të mira të konkurrimit. Për fat të keq, Partizani nuk I ndoqi dot shkodranet sepse u mund sërish 3-0 nga Spartak I Suboticës, dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 8-0./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!