Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Valiev, nënkampion i Botës/ Mundesi kuqezi i jep Shqipërisë medaljen e argjendit

schedule12:44 - 16 Shtator, 2025

schedule 12:44 - 16 Shtator, 2025

Nuk arriti dot shkallën më të lartë, por flamurin sërish e ngriti.

Çermen Valiev, mundësi i Kombëtares shqiptare, i dha vendit tonë një tjetër medalje, këtë herë atë të argjendit në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kroaci.

Në Arenën e Zagrebit, luftëtari 26-vjeçar u dorëzua vetëm përballë japonezit të fortë Kota Takahashi në sfidën për peshën deri 74 kg.

Humbja e finales me rezultatin 8-2, dhe e të artës botërore ndodhi edhe për meritë të rivalit, por edhe për shkak dëmtimi në gju, siç e tregojnë qartë pamjet filmike.

Valiev mundi në gjysmëfinale kundërshtarin e tij të përhershëm, dhe shokun e tij, rusin Zaurbek Sidakov, ndërsa më herët ia doli në çerekfinale ndaj pretendentit amerikan Dejvid Kerr, më përpara kundër belgut të natyralizuar Ibragim Ruslanovic Veliev si dhe mongolin Erdenebat.

Gjithsesi, mundësi me origjinë osetiane dhe që deri në 2024 ka përfaqësuar Rusinë, ndërsa në pak më shumë se një vit ka arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Valiev u bë I pari sportist kuqezi që I dha medalje Shqipërisë në Lojrat Olimpike në Paris, si dhe këtë vit u shpall kampion i Europës në Bratislavë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!