Briken Calja ka fituar medaljen e artë në “Lojërat Mesdhetare”, që po zhvillohen në Taranto të Italisë.
Peshëngritësi shqiptar triumfoi në stilin e shëputjes në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Ai realizoi të treja provat, por ajo e treta i dhuroi medaljen e artë, pasi ngiti 154 kilogramë.
Kjo peshë është edhe një rekord në këtë kategori për “Lojërat Mesdhetare”.
Po ashtu, medalja e artë e Briken Caljes është e dyta në “Taranto 2026” për Shqipërinë. Të parën e fitoi mundësi
Islam Dudajev. Po në mundje janë marrë edhe dy medalje të tjerë, një argjendi nga Abakarov dhe një brozi nga Zeneli./abcnews.al

