Familja me foshnjën 6 muajshe në Kurbin fle nën muret e çara të banesës

schedule14:55 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 14:55 - 16 Dhjetor, 2019

Një familje me një foshnje 6 muajshe në Gjorm të Kurbinit jeton brenda banesës me muret e çara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Kurbin ka ende shumë familje që jetojnë në banesat e dëmtuara, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër strehimi dhe nuk janë pajisur as me çadra.

Jeta e një foshnje 6 muaj në Gjorm të Kurbinit është në rrezik për sa kohë bashkë me familjen vijon të qëndrojë në shtëpinë e me mure të çarë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit ka ende familje që nuk kanë lëvizur nga banesat e dëmtuara. Ata nuk kanë ku të shkojnë dhe askush nuk u ka sjellë qoftë një çadër.

Jeta e kësaj foshnje 6 muaj dhe e pjesëtarëve të tjerë të familjes Xeka është në rrezik. Banesa e familjes Xeka është dëmtuar por ata nuk kanë ku të shkojnë dhe janë të detyruar që në këtë stinë të ftohtë të qëndrojnë në shtëpi.

Gjyshja e të miturit tregon për ABC News se askush nuk është kujtuar të vlerësojë banesën e tyre e vetja ndihmë që ju është dhënë janë disa ndihma ushqimore.

Në fshatrat e Kurbinit ka me dhjetëra histori të ngjashme. Edhe Sinan Bacëri jeton i vetëm në fshatin Sanxhak. Ai nuk ka asnjë çadër dhe për pasojë po rrezikon jetën duke qëndruar në banesën e dëmtuar.

Edhe pse kanë kaluar gati 3 javë nga tërmeti i 26 nëntorit në zonat e dëmtuara ka ende familje që janë lënë mëshirë të fatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!