Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbështesim drejtësinë e re”, Rama në Asamblenë e PS: Durim, të shërohet nga “sëmundjet e vjetra”

schedule11:18 - 11 Shtator, 2025

schedule 11:18 - 11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, theksoi rëndësinë e durimit dhe mbështetjes institucionale në procesin e konsolidimit të drejtësisë së re në vend.

Duke i cilësuar sfidat aktuale si “sëmundje të trashëguara” të sistemit të vjetër, Rama paralajmëroi se mungesa e kohës dhe mbështetjes së nevojshme për institucionet e drejtësisë rrezikon të dëmtojë jo vetëm përpjekjen shumëvjeçare për reformimin e saj, por edhe ëndrrën e shqiptarëve për një drejtësi të pavarur nga politika.

Ai kërkoi nga anëtarët e PS që të tregojnë durim dhe përgjegjësi të lartë, duke u distancuar nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në punën e drejtësisë.

“Nëse nuk u japim atyre institucioneve kohën që u duhet të rrihte, ndërgjegjësohen, gjithë kjo përpjekje do të shkojë dëm. Po më keq akoma do të shkojë dëm e gjithë ëndrra dhe pritja e shqiptarëve për të patur një drejtësi të pavarur nga pushteti politik. Koha që u duhet të rriten, përfshin dhe kurimin me kosto shumë të larta njerëzorë të atyre sëmundjeve të trashëguara që përmenda më lart.

Ato kosto janë në lëkurën tonë dhe ky është guri më i madh në kurrizin tonë. Është shumë e vështirë të ruash durimin ku disa persona të pafajshëm të vijë në derë të llahtarisur nga presionet. Apo kur dikujt puna delikate, flet me situate kuptimplota i nxirret vendimi për ta pezulluar sikur ky njeri ka pasur ndërmend diçka të rëndë, dhe të pezullohet nga funksioni publik, të shkojë në gjykatë.

Unë nuk kam fare qëllim të merrem me raste, por këto janë shenjat e dhimbshme te sëmundjeve të trashëgueshme në lëkurën e një fëmijë, drejtësisë së re. Duhet të qëndrojmë larg dhe me duart mbrapa edhe kur këto sëmundje godasin njeriun e pafajshëm. Ai që nuk ka këtë qasje nuk duhet të jetë në radhët e PS. Bebja nuk hidhet në ujin e pisët, dhe në këtë rast duhet durimi heroik dhe kujdes okulisti, që uji i pistë të pastrohet ngadalë, nga vetëudhëheqësit e gjyqësorit, sepse është pjesë e misionit të tyre, ndërsa pjesë e jona është që ta mbështesin me ligje  të reja”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!