Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, analisti politik, Albinot Maloku tha se Albin Kurti ndaj Kushtetueses ka bërë gjithmonë presion.
Gjithashtu u shpreh se tendenca e Kurtit ndaj drejtësisë ka qenë shqetësuese.
“Terminologjia e përdorur në raport me Gjykatën Kushtetuese është e pavend. Gjykata Kushtetuese përgjithësisht, ka shpjeguar atë që shkruan në Kushtetutë për të sqaruar opinionin. Edhe opinioni e ka kuptuar edhe tendencën e subjekteve politike. Por duhet kuptuar që Gjykatës Kushtetuese i është bërë presion”, u shpreh ai.
Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se qytetarët e Kosovës e bënë të qartë se nuk dëshironin sundimin nga një parti e vetme.
“ Pas datës 9 shkurt kemi pasur mundësi të kishim një koalicion qeverisës të rekomanduar edhe nga faktori ndërkombëtar. Mund të kishte një koalicion pas procesit zgjedhor, por si pasojë e pakënaqësisë që nuk arriti të marrë ato numër votash që kërkonte solli edhe këtë situatë. Në këtë situatë aktuale, nëse flasim me terma të definicionit të Kushtetutës, ajo e shpjegon shumë mirë se si duhet vepruar.
/abcnews.al/

