Filmi “Takim në ajër” prej datës 12 dhjetor është shfaqur në kinema. Për të folur për këtë ishte në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, regjisori Ardit Sadiku.
“Takim në ajër” trajton një histori tipike shqiptare. “Një djalë i ri që do të shkojë jashtë shtetit”, tha regjisori, duke folur për personazhin kryesor të filmit.
Ardit Sadiku është një regjisor i ri, i cili ka studiuar në Kaliforni, ndërsa shprehet se ka shkruar vetë edhe skenarin.
“Skenarin e kam shkruajtur vetë, ka zgjatur dy javë, kam fikur telefonin për dy javë dhe e kam shkruajtur”, u shpreh ai./abcnews.al