“Lerda shkatërroi mundin e Gegës, zgjidhni një shqiptar në vend të tij”

schedule09:09 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 09:09 - 15 Dhjetor, 2019

Gaz Demi ishte i gatshëm ta shkarkonte që para derbit të parë me Tiranën, por Partizani triumfoi dhe trajneri Franco Lerda mbeti në krye të ekipit të kuq. Gjithsesi italiani nuk ia ka dalë ta mbyllë fazën e dytë te Partizani, pasi një ditë më parë, Demi vendosi ta shkarkonte trajnerin dhe tashmë mbetet të shihet se kush do e pasojë.

Orges Shehi është një nga emrat që po lakohet më së shumti. Kohë shumë në dispozicion nuk ka dhe duhet marrë një vendim. Edmond Dosti, ish-goleadori i Partizanit në vitin 1993, është i mendimit që të zgjidhet një trajner që i përket familjes së kuqe, ose t’i besohet për momentin Dritan Mehmetit.

“Emri i trajnerit të ardhshëm të Partizanit, mos u nxitoni presidenti Demi dhe drejtori Rama. Njëri duhet të shkojë në pankinë, por duhet të jetë brenda familjes tonë, ose trajner shqiptar.

Për momentin do ishte mirë Tan Mehmeti, meqë e njef dhe ekipin, sepse ai që iku e ka shkatërruar të gjithë atë mund dhe sukses të Gegës. Ne së bashku do t’ja dalim që të dalim përsëri kampion, pasi unë besoj shumë te ky grup”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al