Në Prishtinë po mbahet edicioni i 43-të i Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare i cili do të vazhdojë punimet deri më 29 gusht.
Në këtë seminar marrin pjese rreth 200 studiues nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve edhe dashamires të gjuhës dhe kulturës që kanë shprehur interesin të mësojnë gjatë këtyre ditëve gjuhen shqipe përmes kurseve që po mbahen përgjatë seminarit. Gabriele Parrino, arbëresh nga Italia, ka folur mbi rëndësinë ndërkombëtare të seminarit.
Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News Lindita Sejdiu, drejtuese e Seminarit dhe Ledio Hala profesor në Universitetin e Zyrihut dhe Regensburgut folën për rëndësinë e këtij seminari. Drejtoresha Sejdiu shpjegoi se në këtë seminar kanë marrë pjesë rreth 200 studiues nga vende të ndryshme të botës që kanë shprehur dashamirësi për gjuhën dhe kulturën.
Nga ana e tij profesori Ledio Hala, tha se seminari ka rëndësi sidomos për studentë që duan të mësojnë shqipen duke shtuar se në fokus janë edhe studentë që kanë lindur jashtë.
“Do të thoja që seminari ka rëndësi sidomos për studentë që duan të mësojnë shqipen. Fokusi im është edhe tek studentë që e mësojnë shqipen si gjuhë origjine, apo studentë që kanë lindur jashtë, seminari luan rol të rëndësishëm”, tha ai.
/abcnews.al/

