Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e zjarreve që ka përfshirë vendin. Rama u shpreh se orët e fundit kanë qenë shumë të vështira ndërsa shprehur mirënjohje për ekipet zjarrfikëse, forcat e armatosura për angazhimin e tyre.
Rama i është përgjigjur edhe kritikeve për mosreagim lidhur me këtë situatë, duke thënë se nuk ka forcë magjike që ndal zjarret dhe se familjet e prekura do të kompensohen një e nga një për të gjitha dëmet.
“Duhet të shohim se Spanja është një nga shtetet më të fuqishme dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë. Turqi ka 55 mijë e 500 njerëz të evakuuar dhe dihet se çfarë organizimi ka. Duhet një reflektim për të mos bërë nxjerrjen e konkluzioneve…Duhet të kuptojmë që patjetër që ka gjëra që duhen përmirësuar, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret,. Ky është një fenomen që po bëhet gjithmonë e më shumë prezent. Këtë herë kemi pasur në dispozicion Forca Ajrore më shumë se çdo herë tjetër. Ligji është i fortë për ata që vënë zjarret. Gjykatësit dihet që nuk janë të gjithë në krye të detyrës, por ne do të shohim edhe në këtë drejtim se çfarë do bëjmë”, tha ai, duke shtuar se të gjithë strukturat kanë qenë në krye të detyrës.”
/abcnews.al/

