Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“ABC News” në Gramsh, digjen 7 fshatra, evakuohen banorët e tyre

schedule17:09 - 12 Gusht, 2025

schedule 17:09 - 12 Gusht, 2025

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet tejet shqetësuese. Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve. Situata është paraqitur kritike në Gramsh ku janë djegur 7 fshatra. Aktualisht në territorin shqiptar janë evidentuar 37 vatra zjarri, prej të cilave 30 janë ende aktive.

ABC News ka ndjekur nga afër situatën me zjarret në Gramsh. Gazetari Ervin Leka nga fshati Harunas raporton për ABC News se flakët të ndihmuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi. Zjarri masiv po përhapet drejt fshatit Dokollar dhe Kapllanas.

Pjesa e pyllëzuar pas këtij fshati është shkrumbuar plotësisht. Nga ajri po ndërhyhet me dy helikopter. Po ashtu në terren janë angazhuar mbi 150 forca zjarrfikëse, ndërsa në spital janë transportuar edhe 8 persona për ndihmë mjekësore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!