Si u ekzekutua në lokalin e tij vëllai i “killerit” të Aldo Bares

schedule08:50 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 08:50 - 14 Dhjetor, 2019

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që tronditi Lushnjën. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kadri Gjystri”.

Burime për abcnews.al thanë se viktima, 52-vjeçari Enver Boriçi, është vëllai i Arben Boriçit, krahut të djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.

Aktualisht vëllai Enver Boriçit është në burgun e Peqinit duke vuajtur dënimin e përjetshëm për një mori krimesh.

Mësohet se Enver Boriçi është gjetur i pajetë nga klientët ulur në një karrige në lokal, me një plumb në kokë. Dyshohet se ai u vra gjatë natës, por krimi i zbulua vetëm sot në mëngjes.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen si dhe identifikimin e autorëve të krimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!