Avokati i Popullit ka nisur një verifikim për mënyrën se si u shoqërua Veliaj më datën 17 korrik, kur gjatë qëndrimit në paraburgimin e durrsit u transportua në një klinikë private pëer tiu nënshtruar një vizite mjekësore.
Ky verifikim vjen pas reagimit te avokateve dhe te opozites, por edhe Pas deklaratve publike të kryebashkikaut erijon Veliaj.
Avokatët e veliajt pretenduan se vizita mjekësore ishte refuzuar disa herë, por dhe pasi ju miratua është shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve e shoqëruan kanë qenë të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, çka e konsiderojnë si një shkelje të hapur të protokolleve mjekësore dhe të standardeve të trajtimit njerëzor.
Por edhe vet veliaj ka pretenduar se është përballur me një trajtim jo te drejë dhe ka akuzuar për këtë drejtorinë e burgjeve si përgjegjës.
Sipas burimeve për abc neës Komisioneri për parandalimin e Torturës ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.
Aty janë pyetur edhe persona të tjerë të cilët qëndrojnë në paraburgimin e durrsit, për mënyrën si janë trajtuar nga efektivët e burgjeve apo edhe për çfarë problematikat mund të kenë hasur që janë në kundërshtim më të drejtat e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestuar më 10 shkurt me vendim të GJKKO-së pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Ndërkohë bashkëshortja e tij, ajola xoxa ndodhet nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

