TIRANË– Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që u futën në garë për të luftuar dy partitë kryesore tradicionale PS dhe PD, por kjo shpresë shtoi ai nuk u konkretizua në rezultat.
Ai theksoi se këto parti morën një numër të madh votash, por që dështuan t’i menaxhojnë dhe për pasojë nuk patën organizim të mirëfilltë.
Sipas tij, Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës.
“Të gjithë kishim shpresa të partitë e vogla, kemi 6 parit, që kanë marrë 250 mijë vota në këto zgjedhje. Këto vota nuk janë vota personale, siç i ka votat personale siç i ka Rama dhe Berisha, por këta i kanë vota, të cilat po të menaxhohen mirë nga liderët e tyre, që të ishin në një koalicion të përbashkët, duhet të kishin thyer gjithë koracën e madhe të pushtetit dhe të opozitës së Sali Berishës.
Do kishim një realitet tjetër politik në Shqipëri, por këta kanë zgjedhur modelin e vjetër, që do të thotë se kanë marrë më të keqen e Edi Ramës dhe më të keqen e Sali Berishë në kuptimin e liderit të partisë. Kjo bëhet për interesin vetjak. Kjo komedi duhet të mbarojë”, tha ai./abcnews.al

