Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e trafikut të drogës/ Arrestohet në Shijak 39-vjeçari dënuar në Itali me burg

schedule09:13 - 30 Korrik, 2025

schedule 09:13 - 30 Korrik, 2025

Policia ka kapur dhe arrestuar në një fshat të Shijakut një 39-vjeçar, i cili ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Ai është i dënuar në Itali me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim.

“Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi F.S, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!