Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjendet i pajetë një 38-vjeçar në Durrës, detajet e para

schedule08:53 - 6 Nëntor, 2026

schedule 08:53 - 6 Nëntor, 2026

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, pranë Gjykatës së Apelit, në lagjen nr. 14.

Viktima, i identifikuar nga policia me inicialet E.G., mësohet se ishte banor i zonës së Plazhit. Sipas burimeve policore, familjarët kanë deklaruar se 38-vjeçari vuante nga sëmundje kronike.

Ndërkohë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.



Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe autopsia të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes. Policia po vijon procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!