Frikë dhe panik, shkolla e Borizanës do shembet, nxënësit nuk duan të transferohen në Thumanë

schedule13:07 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:07 - 13 Dhjetor, 2019

Pjesa më e madhe e nxënësve të Borizanës nuk pranojnë të shkojnë në shkollën e Thumanës. Shkolla e Borizanës do të shembet pasi tërmeti e ka dëmtuar shumë. Prindërit e nxënësve kanë firmosur dhe një peticon ku kërkojë që të gjendet një ambient në Borizanë.

Shkolla e Borizanës  pas tërmetit është vlerësuar nga ekspertët si e rrezikshme. Në të është vendosur Kryqi i Kuq. Pas vendimit për shembjen e saj rreth 500 nxënës që mësonin në të janë kthyer mbrapsht. Zyra arsimore ka vendosur që ata të transferohen në shkollën e mesme të Thumanës dhe mësimin do ta kryejnë pasdite. Një pjesë e madhe e prindërit të tmerruar nga ajo çka ndodhi në Thumanë nuk duan që fëmijët të shkojnë në atë shkollë.

“Është më rrezik, në Thumanë është bërë dëmi më i madh. Si mund ti çojmë fëmijët atje, mezor i kemi rritur”, shprehet një prej banorëve.

Shumica e prindërve kanë firmosur dhe një peticion që të gjendet një mënyrë që mësimin të zhvillohet në Borizanë. Në autobusin e caktuar nga zyra arsimore që do shoqërojë nxënësit e Borizanës në shkollën e Thumanës kanë hipur shumë pak nxënës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!