Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bujqësia dhe zhvillimi rural/ Rama jep porositë: Bashkitë të legalizojnë të gjitha strukturat prodhuese

schedule19:17 - 2 Korrik, 2025

schedule 19:17 - 2 Korrik, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse pas diskutimeve të ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural mes fermerëve dhe sipërmarrësve në bujqësi për një urë të re komunikimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE.

Ai u kërkoi bashkive të legalizojnë të gjitha strukturat prodhuese në zonat rurale.

“Legalizim të strukturave prodhuese, që është problem një pjesë dhe është një problem që ka implikime të rënda, sepse bën të pamundur aksesin në kredimarrje, në fondet e mbështetjes, qoftë nga financimet evropiane apo ato të brendshme, bën të pamundur aksesin në të gjithë ato instrumente, pa të cilat është e vështirë për ta mbajtur në këmbë sipërmarrjen.

Ne mund të dalim me një vendim dhe t’i kërkojmë Kadastrës, që në bashkëpunim, ose më saktë t’i kërkojmë bashkive që të bëjnë legalizimet e menjëhershme të të gjitha strukturave prodhuese në hapësirat rurale. Ia vlente ky diskutim.

Duhet ta marrim menjëherë përsipër dhe duhet t’ua përcjellim strukturave vendore domosdoshmërinë që brenda muajit gusht që të përcjellin në Kadastër të gjitha procedurat. Që nga stallat deri në strukturat e përpunimit dhe kështu me radhë”, tha Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!