Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin, raporton partneri amerikan i BBC-së, CBS.
Presidenti amerikan u përmbajt nga nisja e sulmeve në rast se Irani pranonte të braktiste programin e tij bërthamor, tha një burim i lartë i inteligjencës për CBS. Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordos , një objekt nëntokësor i pasurimit të uraniumit në Iran.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte, ndërsa presidenti amerikan tha se durimi i tij kishte sosur.
Të mërkurën, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, kur iu bë një pyetje në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në Iran.
Khamenei e kritikoi Trumpin në fjalimin e regjistruar të së mërkurës, duke thënë se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane” do të ishte e kushtueshme dhe shtoi: “Kombi iranian nuk do të dorëzohet”.
Trump e shpërfilli refuzimin, duke thënë “fat të mbarë”, por përsëri nuk pranoi të zbulonte planet e tij. “Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj”, tha ai./abcnews.al



