Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtohet numri i bizneseve të reja/ INSTAT: Mbizotërojnë bizneset italiane me 41,8% të totalit

schedule14:16 - 13 Qershor, 2025

schedule 14:16 - 13 Qershor, 2025

Në fund të vitit të kaluar në vend kryenin aktivitetin më shumë biznese.

Sipas të dhënave të Instat në fund të viti 2024 rezultuan 132 mijë e 172 ndërmarrje duke shënuar një rritje prej 1,4% krahasuar me vitin 2023.

Mbizotërojnë ato biznese që operojnë në sektorin e shërbimeve fakt kjo që lidhet edhe me fluksin turistik që po pret vendi ditët e fundit.Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 5,3% të ndërmarrjeve gjithsej dhe punësojnë 12,8% të të punësuarve gjithsej.

Në ekonominë shqiptare duket se peshë kryesore mbajnë bizneset italiane të cilat rezultojnë rreth 42% e  totalit të bizneseve të huaja ndjekur nga Kosova dhe Turqia .

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë, Durrës, Vlorë,.Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 63.212 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.393 te tillla.

Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve edhe përgjatë vitit të kaluar rezultojnë se  janë të vogla. Vetëm 1.5% e tyre kanë mbi 50 të punësuar, çka tregon një ekonomi që vijon të dominohet nga bizneset familjare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!