Eksporti i mallrave “Made In Albania” është përmirësuar përgjatë këtij viti. Pas goditjes së pësuar një vit më parë tashmë shifrat tregojnë një rritje të tregtisë së jashtme gjatë periudhës janar-tetor 2026. Sipas të dhënave të INSTAT , eksportet kanë arritur në 312 miliardë lekë, nga 287 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pra, 25 miliardë lekë më shumë, ose rreth 9 për qind rritje.
Në muajin tetor, rritjen e eksporteve e kanë ndihmuar kryesisht mineralet, pasi grupet : “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” janë rritur me 1,4% dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” 1%.
Por jo të gjithë sektorët kanë pasur ecuri pozitive. Ndërsa rënia më e madhe është shënuar te materialet e ndërtimit , metalet, tekstilet dhe këpucët.
Sa i përket vendeve partnere, eksportet drejt Gjermanisë dhe Italisë kanë shënuar rritje, ndërsa ato drejt Kosovës dhe Greqisë kanë pësuar rënie.
Bashkimi Europian mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Mbi gjysma e tregtisë së jashtme zhvillohet me vendet e BE-së, ndërsa 71 për qind e eksporteve shqiptare përfundojnë në këto tregje.
Shifrat tregojnë rritje të eksporteve, por njëkohësisht nxjerrin në pah vështirësitë e disa sektorëve të rëndësishëm të prodhimit vendas.



