Shumë prej tyre nuk do të jenë në kuvend nga shtatori, por kjo nuk i pengoi socialistët që tu riktheheshin punëve në komisionet parlamentare.
Por ndryshe vepruan kolegët e tyre. Disfata e thellë në zgjedhje bëri që demokratët të braktisin detyrat që duhet të mbajnë si deputetë deri në formimin e legjislaturës së ardhshme.
Në komisionin e Ligjëve të pranishëm ishin vetëm deputetët Enkelejd Alibeaj, Asllan Dogjani dhe Dashnor Sula, dy të parët mbetën jashtë parlamentit përshkak të rezultatit të dobët, ndërsa Sula jashtë listës së Sali Berishës. Edhe këtu retorika ishte e njëjtë.
“Në një vend ku nuk sigurojnë dot zgjedhje të lira e të ndershme dhe qytetarët të votojnë të lirë, nuk mendoj se ka vend që të mblidhemi si komision për të bërë ligje false, sa për dekor, për të thënë se jemi në një vend demokratik ndërkohë që në Shqipëri demokracia ka marrë fund, është instaluar diktatura.”
Përgjigjen e mori nga kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka.
Jo ndryshe panorama edhe në komisionet e tjera, jo vetëm ato që drejtoheshin nga socialistët por edhe demokratët./abcnews.al


