“Mik i dashur urime”, Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

schedule10:51 - 14 Maj, 2025

schedule 10:51 - 14 Maj, 2025

PARIS- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Në mesazhin e tij, Macron tregon mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugën evropiane të Shqipërisë.

Shefi i “Elysee” përmend takimin e të premtes, ku Shqipëria do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Sipas tij, ky Samit duhet të shërbejë për forcimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tuaj në zgjedhjet legjislative.
Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!”, shkruan ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!