Jo vetëm nuk kanë program por për Edi Ramën partitë e reja nuk janë gje tjetër vecse shëmbëlltyre e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Për këtë arsye, Rama thotë se në 11 maj vota duhet të jetë vetëm për partinë socialiste, pasi sic thotë ai, cdo alternative tjëtër do të mbartë me vete edhe rrezikun për tu rikthyer sërish në humnerë.
“E kishim ndjesë pastë një LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyje në fyt për shqiptarët, tani në vend që ta kujtojmë për 1 Maj, edhe te themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kuptoni? Të rinj? Në moshë dhe fytyrë po, por në program s’kanë lidhje fare”
Rama tha se vota për numërin pesë nuk është vetëm për pasaportën europiane por edhe si garanci për jetëgjatësinë e SPAK.
Teksa e cilësoi programin e partisë socialiste, si deshmi të progresit që Shqipëria ka bërë drejt Bashkimit Europian, një koment Rama e kishte edhe për Sali Berishën dhe kontratën 6 milionë dollareshe të lobimit në Shba.
“6 milionë dollarë për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës dalin, por për popullin nuk dalin”

