Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Villareal të premten. Ky ishte barazimi i pestë radhazi jashtë fushë për “Colchoneros”. Ekipi luan dhe prodhon, por po has vështirësi për të arritur te goli.
Koke pranon problemet në fazën sulmuese në një prononcim për Movistar TV. Kapiteni i Atleticos mbron trajnerin dhe tenton të karikojë shokët e skuadrës.
“Skuadra përpiqet, por po na mungon saktësia dhe fati përpara portës. Po hasim probleme, është e vërtetë, por po japim gjithçka në fushën e blertë. Po japim shpirtin, por nuk mjafton. Duhet të përmirësohemi në sulm. Simeone? Ne jemi të gjithë me trajnerin. Atletico po punon mirë, por pa shënuar nuk arrihet fitorja”, thekson mesfushori spanjoll. /abcnews.al