“Aman ma hiq atë TV se është si shejtani në shtëpi”: Rama viziton familjen në Sauk

schedule14:58 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 14:58 - 7 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vizituan sot disa familje të prekura nga tërmeti në Tiranë.

Teksa hyri në njërën prej familjeve në zonën e Saukut, Rama shprehi bezdinë për televizorin që mbahej ndezur në dhomë.

“Aman fike atë se është si shejtani në shtëpi”, tha Rama.

Ndërkohë, Veliaj shpjegoi se i kanë ofruar 1 000 familjeve bonuesin e qerase, nga i cili kanë përfituar 922 të tilla.

Gjatë bisedës Veliaj ndërhyn duke thënë se familja ishte në çadër në ditët pas tërmetit dhe se familja ishte transferuar një ditë më parë në atë shtëpi.

Rama u shpreh se familjet që janë të lidhura me pronën për shkak të bagëtive apo shtëpisë do të mbështeten me qera pranë lagjes së tyre.

Më pas Rama vizitoi edhe një tjetër familje, ku zonja e shtëpisë, një grua e moshuar, i tha se i vinte keq shumë për kryeministrin pasi sipas saj, ai lodhej shumë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!