“Ma bëj shtëpinë para Pamelës”: Djali i vogël ka një kërkesë ndaj Ramës

schedule11:44 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 11:44 - 7 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë për të inspektuar nbanesat e reja që po rindërtohen për shkak të dëmeve nga tërmeti i 21 shtatorit.

Gjatë takmit me banorët nuk kanë munguar as këtë herë batutat nga Rama, teksa fillimisht e ka cilësuar si “shejtani më i madh”, ministren Balluku që sipas tij po e tha një gjë e mbaron.

Ndërkohë, me pas shefi i qeverisë ka replikuar edhe me një djalë të vogël, pasi vogëlushi i kërkoi të rindërtohet shtëpia e tij.

Batutat:

I vogli: Shiko si e ka bërë Pamela

Rama: Po pra Pamela e ka bërë, do të ta bëjmë edhe ty

I vogli: Unë dua ta bëj para

Rama: Do ta bësh para Pamelës ti por Pamela…Ti e do para Pamelës ëëë.

I vogli: Ata e kanë bërë për veten e vet.

Rama: Po për veten e veta pra për kë do e bëjnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!