Zyra Operacionale: Janë prishur 30 objekte gjithsej, vijojnë shembjet në Durrës

schedule13:51 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 13:51 - 6 Dhjetor, 2019

Zyra operacionale në raportimin e saj ditën e sotme njofton se ka përpunuar 476 thirrje telefonike të qytetarëve qe raportojnë për dëmtime në banesat e tyre.  Sipas Zyrës Operacionale shumica e këtyre thirrjeve ka qenë për verifikim dëmesh  në banesa.

Për sa i përket terrenit zyra operacionale njofton se janë prishur gjithsej 30 objekte në disa zona të prekura nga tërmeti ku tashmë po vijohet me pastrimin e inerteve.

Njoftimi i Zyrës Operacionale: 

“E premte, 6 dhjetor 2019, ora 13:30 pm:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 476 (Tiranë – 211; Durrës – 225; Lezhë – 38; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 414 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

PUNA NË TERREN

Janë prishur gjithsej 30 objekte në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nga të cilat:

Në Bashkinë Durrës: 19 objekte

Në qytetin e Thumanës, Bashkia Krujë: 10 objekte, përfshirë 1 objekt 2-katësh dhe shkollën 9-vjeçare të fshatit Bubq, Bashkia Krujë.

Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës:

  • Ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë.
  • Vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit”.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

  • Në objektin afër Kompleksit “Tropikal;
  • Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës ;
  • Në Kompleksin “Miramare”;
  • Tek ndërtesa e Familjes Lala në Kënetë;
  • Tek ndërtesa tek Rr. “Dhimitër Gjerko”

Në të gjitha objektet e shembura do të vijohet me procesin e pastrimit të inerteve.

Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për objektin 2-katësh, shkollës 9-vjecare dhe ka filluar prishja një objekti 3-katësh.

SHËNDETËSIA

Numri aktual i pacientëve të shtruar në spitale është 19 pacientë (16 pacientë në spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në spitalin Rajonal të Durrësit)

3,839 vizita të kryera në njësitë akomoduese

809 qytetarë të vaksinuar në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë

AKOMODIMI

Numri i të akomoduarve në struktura hoteliere në Qarkun e Lezhës dhe Qarkun Durrës deri sot:

1. Hotel “Vala” 104
2. Hotel “Bonita” 213
3. Hotel “Eter” 93
4. Hotel “Casa” 90
5. Hotel “Pameba” 80
6. Hotel “Kolaveri” 471
7. Hotel “AS/Ibiza” 337
8. Hotel “Aler” 135
9. Hotel “Fafa Premium” 461
10. Hotel “Dolce Vita” 290
11. Hotel “Pishat e Buta” 90
12. Hotel “Diama” 350
14. Hotel “Rafaelo” 830
15. Hotel “Froidi” 123
16. Hotel “Ermir” 347
17. Hotel “Aragosta” 39
GJITHSEJ 4053

 

DËMET NË BANESA

Ndërkohë edhe një përditësim për qarqet e tjera që nuk kemi raportuar në daljet e deritanishme:

Qarku Shkodër.

  • Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa,
  • Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa,
  • Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa.

Qarku Dibër.

  • Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179,
  • Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28,
  • Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.

Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

Qarku Fier.

Bashkia Lushnje.

  • 6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët.

Bashkia Fier.

  • Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.

Bashkisë Mallakastër.

  • Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjecare “Gjok Doçi”.

Nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Qarku Vlorë.

Bashkia Vlorë. 

  • Ka 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar 22 dhe janë në proces 15.

– 9 raste problematik pallatesh krisje muresh dhe bashkim pallatesh,

– 16 plasaritje muresh, dhe

– 2 shkolla dëmtim pjesërisht, por pa problem për mësimdhënien.

Bashkia Selenicë.

Ka 15 ankesa, evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30.

Faleminderit!”./abcnews.al