Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ Aksidenti me një viktimë, pamjet nga vendngjarja

schedule21:35 - 10 Mars, 2025

schedule 21:35 - 10 Mars, 2025

Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit.

Një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin, 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë u plagos drejtuesi i motomjetit. Drejtuesi i motomjetit, Arben Tanushi mësohet se ka ndërruar jetë në spital. Siç shihet edhe nga pamjet policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa motomjeti ka përfunduar poshtë kamionit.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për  veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!