Zyra Operacionale: Në Durrës janë inspektuar vetëm 541 objekte, 3838 shtëpi të dëmtuara rëndë

schedule19:00 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 19:00 - 4 Dhjetor, 2019

5514  shtëpi janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, ndër të cilat mbi 3800 janë në Durrës.

Por procesi i verifikimit të dëmeve duket se po ecën ngadalë. Sipas të dhënave të pasdites nga Zyra operacionale e menaxhimit të pasojave të tërmetit, në qarkun Durrës janë inspektuar nga grupet e ekspertëve vetëm 541objekte. 

Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka bërë bilancin e inspektimeve të kryera deri në orën 18:30 në qarqet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në emër të zyrës operacionale, zv/ministre Rovena Voda tha se sipas të dhënave të përpunuara deri në orën 18:30 të kësaj të mërkure, rezulton se janë:

-Banesat e pabanueshme: Bashkia Durrës 270, Bashkia Krujë 748, Bashkia Shijak 717

-Banesa për t’u prishur: Bashkia Durrës 34, Bashkia Krujë 8, Bashkia Shijak 228

-Objektet që janë prishur: 17 objekte në Bashkinë Durrës, 10 në zonën e Thumanës

Ndërsa në mesditë Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore solli këtë panoramë për shtëpitë e shembura dhe ato të dëmtuara në disa qarqe në vend. Kështu,

-1183  Shtëpi të shembura, nga të cilat në Durrës 1050, në Tiranë 131 dhe në Dibër 2.

-5514  Shtëpi të dëmtuara rëndë nga të cilat në Durrës 3838, në Tiranë në 1311, në Lezhë në 168, në Kukës 150, në Dibër 13, në Elbasan 34.

-3569 Shtëpi të dëmtuara lehtë nga të cilat në Tiranë 3248, në Dibër 73, në Elbasan 248

-558 Pallate të dëmtuara rëndë nga të cilat në Durrës 35, në Tiranë 461, në Lezhë 56, në Kukës 4, në Dibër 1 dhe në Elbasan 1.

-337 Pallate të dëmtuara lehtë, nga të cilat  në Tiranë 330, në Elbasan 7

-20 Pallate të pabanueshme janë në Tiranë

-28 të Shkolla të dëmtuara nga të cilat në Tirana 11, Lezhë 5, Kukës 3, dhe në Elbasan 9

-15 Kabina elektrike të dëmtuara në Tiranë

-146 Biznese të dëmtuara në Tiranë.

Si dhe 2 qendra shëndetësore të dëmtuara në Tiranë,  dhe 1 në Kukës.

Zyra operacionale bën të ditur se janë 3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës. Në Lezhë janë akomoduar në tri hotele 1306 qytetarë  ndërsa në Durrës në 13 hotele janë akomoduar 2669 qytetarë.

Zyra operacionale njofton se vijon në terren inspektimi i të gjitha dëmeve në ndërtesa nga 55 ekspertë ndërkombëtarë nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që iu janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, e prej kësaj të marte i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Deri mesditën e sotme në qarkun Durrës janë inspektuar 541 objekte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!