Situata post-tërmet, Kryemadhi: Nuk bëhet fjalë vetëm për godinat është tërmet psikologjik dhe social

schedule14:37 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 14:37 - 5 Dhjetor, 2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë nga Brukseli vlerësoi angazhimin e Komisionit Europian për të qenë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto ditë të vështira. Duke folur për situatën post-tërmeti, Kryemadhi tha se nuk bëhet fjalë vetëm për godinat, por edhe për një tërmet psikologjik dhe social.

“Sot vendimi i Komisionit Europian për ofrimin e 15 milion euro dhe thirrjen e një konference donatorësh është një lajm i mirë që vjen midis shumë lajmesh të këqija që po dëgjojmë. Angazhimi i Komisionit Europian dhe institucioneve europiane për të qenë pranë Shqipërisë, shqiptarëve është një gjë shumë e mirë  Ajo që kemi diskutuar gjatë këtyre dy ditëve me partnerët tanë është post tërmeti. Nuk bëhet fjalë vetëm për godinat, por edhe tërmet psikologjik dhe social. Në qytetin e Tiranës kemi shkolla që kanë dalë jashtë përdorimit, që do paralizojë jo vetëm jetën ekonomike dhe sistemin arsimor, po do krijojë edhe probleme sociale”.

Lidhur me deklaratën e komisionerit për zgjerimin dhe politikën e finjësisë, Oliver Varhelyi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars, Kryemadhi është shprehur:

“Është një axhendë shumë ambicioze. Atë që kemi në dorë si opozitë shqiptare ne do ta bëjmë, por kushtet e Bundestagut që janë kushtet kryesore janë shumica në dorë të mazhorancës, të kryeministrit dhe Partisë Socialiste. Komisioneri e kupton shumë mirë që ka patur një lloj disbalance midis raporteve të Komisionit Europian dhe shteteve anëtare. Tjetër gjë vinte nga Komisioni, tjetër nga shtetet anëtare. Kjo ka filluar të kuptohet nga Komisioni Europian dhe ka filluar një lloj rakordimi midis shteteve anëtare, fillimit të një ndërgjegjësimi apo rishqyrtimi të procesit të integrimit të Shqipërisë. Në të gjitha takimet që patëm kuptuam që Maqedonia është ndëshkuar nga Shqipëria. Nuk është më çështje lobimi kryerja e reformave, nuk është më çështje imazhi dhe fasade. Pa një Gjykatë Kushtetuese dhe të lartë do ta kemi të pamundur të hapim negociatat, ndërkohë që reforma zgjedhore duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha partitë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!