Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen tri automjete në Fier, raportohet për të lënduar

schedule22:30 - 28 Shkurt, 2025

schedule 22:30 - 28 Shkurt, 2025

FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës “ në Fier.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë dy persona kanë mbetur të të lënduar.

Ata menjëherë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal qytetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!