Solidarizohen bizneset në Fier, kontribut financiar për të prekurit nga tërmeti

schedule17:51 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 17:51 - 3 Dhjetor, 2019

Bizneset fierake kontribuojnë në vlera monetare, dhe materiale, për të dëmtuarit e zonave të tërmetit.

Në një takim në dhomën e tregëtisë, me disa nga kompanitë më të fuqishme, me aktivitet në qarkun Fier, është shprehur solidaritet, në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Disa prej këtyre kompanive si ‘Bolv Oil’ , “Albstar” , “Driza ShPK”, “Krienko Jeans” “Teleco” , “Fasoneri Picari” etj. kanë shprehur gatishmëri që ti bashkohen kësaj iniciative për të ndihmuar nga fatkeqësia natyrore familjet në Durrës dhe Tiranë.

Vetëm kompania fasone “Krienko” Group ka dhënë përsëri 10 mijë euro, dhe 1000 palë jeans si ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Të gjithë vlerat monetare, do të dërdhen në llogarinë bankare, të publikuar nga qeveria shqiptare.

Tërmeti i 26 nëntorit, la pasoja të rënda në jetë njerezish, dhe shkatërroi shumë banesa. Solidaritet të madh, brenda dhe jashtë vendit, ka patur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti./abcnews.al