Një 29-vjeçar është arrestuar dhe një 22-vjeçar është proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi u kapën me doza kanabisi pranë dy shkollave në qytet.
Policia, në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”, ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.
Gjatë operacionit, dy të rinjtë, banues në Gjirokastër, u kapën në flagrancë me sasi të vogla kanabisi të ndara në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një automjet dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.



