Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rezerva valutore, nivele rekord/ BSH: Arriti në 6.1 miliardë euro në nëntor

schedule14:18 - 28 Janar, 2025

schedule 14:18 - 28 Janar, 2025

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord në fund të vitit 2024.

Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë rezulton se në nëntor totali i rezervës valutore arriti në  6.1 miliardë euro duke pësuar një rritje me gati 11% krahasuar me një vit më parë. Ky nivel u ndikua nga blerjet e sasisë së valutës në treg nga Banka Qendrore për efekt të rezervës valutore por njëkohësisht edhe si një masë për  të mbajtur stabël nivelin e kursit të këmbimit.

Banka Qendrore ka shtuar vlerën e tërheqjes së valutës nga tregu pasi euro preku nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në vend duke u këmbyer me rreth 98 lekë. Por pavarësisht blerjeve më të mëdha nga Banka e Shqipërisë duket se kjo nuk ka dhënë efekt.

Sipas Bankës së Shqipërisë në 9 muaj Banka e Shqipërisë ka tërhequr 542 milionë euro, nga tregu valutor me qëllim stabilizimin e kursit euro-lek, por mesa duket efektet kanë qenë minimale .

Ndërkohë gjatë këtij viti ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë parashikohen të jenë më të forta  ndërsa ka planifikuar  të blejë 350 milionë euro për rritjen e reserves ose 20 milione me tepër krahasuar me 2024.

Në kalendarin e ndërhyrjeve, banka ka planifikuar 22 ankande./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!