Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar rreth bisedimeve për CBS News, raporton BBC.
Burimi thotë se kjo pason takimin e kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamas dhe negociatorët izraelitë në zyrën e tij.
Kjo marrëveshje do të lejojë, që qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, i cili merr detyrën më 20 janar, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social” arritjen e marrëveshjes.