Shorti i grupeve të Euro 2020, vendosi Anglinë në Grupin D, së bashku me Kroacinë, Çekinë dhe një nga skuadrat që do të vijnë nga Play-Off, UEFA Nations League. “Tre Luanët” kishin shumë fat në këtë short, pasi peshkuan kombëtare të lehta.
Për më tepër, ndeshjen e parë do e luajnë në shtëpinë e tyre, në “Ëembley”, si dhe të dyja kombëtares, si Kroacinë, ashtu dhe Çekinë, i kanë mposhtur pa shumë probleme kohët e fundit.
Trajneri Southgate ka preferuar të largojë euforinë dhe në fjalën e tij të parë menjëherë pas shortit, tha: “Nuk mund të ishim më me shumë fat, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Jemi favoritë për tu kualifikuar? Po, por ndeshjet nuk kanë nisur ende. Duhet të luajmë dhe të fitojmë, më pas të shohim kë do të kemi përballë”, tha mes të tjerash tekniku britanik./abcnews.al