Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë shumë vende janë solidarizuar dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për vendin tonë.
Simbol i qytetit të Novarës në Itali, kupola e San Gaudenzio është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar.
Në shenjë solidariteti ndaj popullit shqiptar në këtë moment të vështirë, për 3 ditë resht ngjyrat e flamurit do të ndriçojnë monumentin kryesor të këtij qyteti.
Mediat italiane bëjnë me dije se kryebashkiaku i qytetit, Alessandro Canelli është shprehur se kjo është një shenjë solidariteti për tragjedinë natyrore që ka prekur Shqipërinë./abcnews.al