Luftë Greqi-Turqi? Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Çfarë parashikon marrëveshja e vitit 2022 me Francën

schedule22:00 - 6 Janar, 2025

schedule 22:00 - 6 Janar, 2025

TIRANË- Eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News analizoi situatën gjeopolitike si dhe raportet mes Greqisë dhe Turqisë.

Ai theksoi se opinioni grek mendon se dy janë çështjet kyçe, të cilat mund ta çojnë vendin e tyre në një përplasje të mundshme ushtarake me Turqinë.

Eksperti pohoi se rezervat e gazit në Egje dhe pjesa e shelfit kontinental, janë dy pika kyçe, të cilat mund të çojnë në përplasje.

“Duke ndjekur dhe mediat greke, grekët në analizat tyre mendojnë se çështja e gazit në Egje me Turqinë dhe ndarja e shelfit kontinental mund t’i çojë në një përplasje të mundshme me Turqinë.  Nëse shohim analizat që ata bëjnë, në këndvështrimin e tyre.  Ata e mendojnë seriozisht që kjo mund të ndodhë, sepse mendojnë se Turqia nuk ka asnjë të drejtë në kërkesat që bën në lidhje me gazin dhe shefit kontenetnatl e drejta është në anën e tyre. Kjo mund të çojë në përplasje.  Ky është këndvështrimi i tyre”, tha ai.

Ai pohoi se Greqia dhe Franca kanë nënshkruar një marrëveshje mes tyre, në të cilën parashikohet se në rast se sulmohet njëra prej tyre, tjetra është e detyruar t’i dalë në ndihmë, sipas marrëveshjes, e cila është sigluar të paktën në letër.

“Fakti që Greqia në vitin 2022 ka bërë një marrëveshje me Francën, e cila thotë që nëse një prej dy vendeve sulmohet nga një vend i tretë , do të thotë se  një vend do t’i shkojë në ndihmë”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!