Franca është në gatishmëri të lartë për shkak të protestave të paralajmëruara gjatë natës së Halloween-it. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të shpërthimit të dhunës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të forta sigurie në të gjithë vendin.
Sipas France 24, rreth 70 mijë efektivë policie dhe forca sigurie pritet të angazhohen për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, përplasjet me policinë, vandalizmin dhe plaçkitjet.
Në qendër të pakënaqësisë janë vështirësitë ekonomike, rritja e kostos së jetesës, pabarazia sociale dhe pakënaqësia ndaj politikave të qeverisë. Protestave u janë bashkuar edhe grupe studentore dhe aktivistë, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë thirrje për tubime dhe mobilizime gjatë mbrëmjes së 31 tetorit.
Autoritetet druhen se tubimet mund të shndërrohen në përplasje të dhunshme, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe të natës.
Frika e një përsëritjeje të trazirave të mëparshme është shtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestave të tetorit, ku pati dëmtime të pronës dhe plaçkitje në disa zona.
“Dita e 31 tetorit paraqet një rrezik shumë të lartë për çrregullime publike”, u tha gazetarëve Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez, i cili njoftoi vendosjen e rreth 70,000 oficerë policie dhe xhandarë në të gjithë Francën.
Nuñez shtoi se masat e sigurisë të futura javën e kaluar për të mbrojtur dyqanet do të forcohen, dhe se demonstatat nuk do të lejohen në qendrat e qyteteve, ku ekziston rreziku i çrregullimit publik
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë teprim”, shtoi ai, duke premtuar një përgjigje “jashtëzakonisht të vendosur”.
Nunez tha gjithashtu se autoritetet kishin zbuluar thirrje në mediat sociale për tubime për Halloween të shtunën në mbrëmje duke bërë thirrje për një “revolucion”.
Ai tha se këto thirrje po qarkullonin nga grupet radikale të majta dhe disa aktivistë të radikalizuar të Jelekëve të Verdhë.
Ndërkohë që Italia, edhe përgjatë së premtes u përfshi nga një greve e përgjithshme e thirru nga sindikata USB, ku mijëra punonjës, studentë te universitetit dhe nxenës të shkollave të mesme kane dale në protesta në dhjetëra qytete.
Marshimet u zhvilluan në Romë, Milano, Napoli, Torino, Venecia dhe Palermo, nën praninë e shtuar të forcave të policisë.
Protestat u shoqeruan me tensione pasi demonstruesit tentuanin te thyenin nje kordon policor ne Venecia ku ne perleshje me policine mbeten te plagosur lehete 7 efektive.
Gjatë protestave pati edhe akte simbolike kundër përfaqësuesve të qeverisë. Në Napoli u dogjën fotografitë e kryeministres Giorgia Meloni dhe ministres së Arsimit të Lartë, Anna Maria Bernini.
Ne Torino, protestuesit hodhën dy kosha me pleh organik përpara godinës së bashkisë, në kuadër të demonstratës.
Skena tensioni u rregjistruan ene Genova me djegien e gomave ne Shesh por edhe ne dhjetera qytete te tjera Italiane.


