Është mbyllur para pak minutash operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënojat e hotel “Mira-Mare” në Durrës.
Gazetari Maksi Rama raporton nga vendngjarja dhe bën me dije se ekipet e kërkimit kanë mbyllur operacionnin për ditën e sotme.
Ky operacion udhëhiqet nga italianët dhe francezët, ndërsa dyshimet e ekspertëve kanë të bëjnë me faktin se qentë kanë nuhatur njolla gjaku nën rrënoja dhe janë ngritur dyshimet se mund të ketë aty një person. Ky detaj ka bërë që ekipet të vijojnë kërkimet, ndërsa errësira ka vështirësuar situatën dhe duket se kjo ka ndikuar që operacioni oër sot të mbyllet.
Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit shënoi 49 viktima, ndërsa 900 persona mbetën të lënduar.
Kjo është katastrofa natyrore më e rëndë e 40 viteve të fundit, ndërsa shumë ndërtesa u rrafshuan me tokën duke lënë mijëra njerëz në qiell të hapur./abcnews.al