Një aksident ndodhi mbrëmjen e së hënës në aksin “Levan-Tepelenë”, ku si pasojë u plagosën dy persona. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit, i cili shkaktoi aksidentin, pasi parakaloi në mënyrë të gabuar dhe u përplas me automjetin tjetër.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, Sektori i Qarkullimit Rrugor kreu veprimet për arrestimin në flagrancë të shtetasit 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se si pasojë e një parakalimi të gabuar, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi 23 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al