Integrimi, Shqipëria tjetër hap drejt BE/ Nura: Hapja e klasterit gjashtë, hap i rëndësishëm pas një pune instensive

schedule23:13 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 23:13 - 13 Dhjetor, 2024

Gazetari Artur Nura thotë se konferenca e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE që do zhvillohet më 17 dhjetor, ku do hapen grup kapituj për politikën e jashtme, është hap i rëndësishëm për integrimin.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se kjo është arritje e qeverisë shqiptare pas një pune intensive.

“Zoti Rama po funksionon përsëri përtej së majtës dhe të djathtës. Presidenca hungareze, bën një hap cilësor. Ka një rezultat nga një punë intensive dhe strategjike. Ne, nëpërmjet Tiranës, duket se Prishtina po sinkronizohet me rezultate. Do ketë jehonë ky takim i dy Kuvendeve. Ka rezultate që nuk vijnë në mënyrë rastësore. Evropa është e interesuar që Ballkanin ta ketë nën kontroll, pa probleme, pa trazira. Pas këtij hapi, Tirana zyrtare po funksionon sipas standardeve dhe kërkesave të Brukselit, por edhe Uashingtonit. Mbrojtja në Shqipëri është e NATO-s, por edhe në Kosovë. Qeveria shqiptare ka punuar për të pasur rezultate.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!