Greqia po negocion blerjen e 36 sistemeve të artilerisë raketore PULS me vlerë midis 600 dhe 700 milionë euro nga Izraeli, si pjesë e modernizimit të forcave të saj të armatosura, thanë dy zyrtarë të paidentifikuar.
Të dy vendet po negociojnë njëkohësisht mundësinë që Greqia të blejë një frëngji kundër-raketë dhe kundërajrore me vlerë dy miliardë euro nga Izraeli, shkruan Reuters.
Greqia do të paraqesë një marrëveshje armësh në një komitet parlamentar për miratim në tremujorin e parë të vitit 2025, thanë zyrtarët.
Si pjesë e një plani dhjetëvjeçar të blerjes së pajisjeve, Athina planifikon të blejë deri në 40 avionë të rinj F-35 nga SHBA, si dhe katër fregata nga Franca.
Shumica e sistemeve të reja të artilerisë do të mbrojnë kufijtë verilindorë të Greqisë me Turqinë, si dhe ishujt në detin Egje, tha zyrtari i paidentifikuar./abcnews.al