Një 52-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ajo ka vjedhur çantën e një shtetaseje te sheshi ‘Skënderbej’.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen 52 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te sheshi “Skënderbej” dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al