Policia e Tiranës ka zbardhur një grabitje të ndodhur në kryeqytet. Mësohet se në pranga ka rënë një 32-vjeçar pasi vodhi me dhunë një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ky shtetas ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.
Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi , 32 vjeç, banues në Durrës.
Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.